Telegrafi

Aksidenti i tmerrshëm në garën më të famshme me makina në Amerikë ‘Daytona 500’ – vozitësi Ryan Newman në rrezik për jetë

Është mbajtur gara më e famshme me makina në Amerikë e njohur ndryshe me emrin “Daytona 500”.

Para se të fillonte gara, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kishte dhënë një xhiro me makinën e tij sportive, mirëpo gara nuk kaloi ashtu siç ishte planifikuar.

Kampioni i shumëfishtë i ‘Daytona 500’, Ryan Newman pësoi një aksident të tmerrshëm, derisa makina e tij u kaplua nga flakët.

Vozitësi i ‘NASCAR’ u largua nga pista prej një rivali, derisa vetura e tij filloi të rrokullisej e që ndihma e shpejtë u nis drejtë tij menjëherë.

Stafi mjekësor i tij kanë lëshuar një njoftim se Newman është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ai ka marrë disa lëndime të rënda në trup dhe ka pësuar djegie në disa gjymtyrë.

‘Daytona 500’ është një garë shumë e njohur në Amerikë, e që kundërshtarëve u lejohet që t’i fërkojnë makinat mes tyre, por pa rrezikuar jetën e garuesve. /Telegrafi/