Site icon Telegrafi

Aksidenti me teleferikun në Itali, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Itali si pasojë e aksidentit të së dielës me kabinën e teleferikut ku humbën jetën 14 persona.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, hetuesit thonë se frenat e urgjencës ishin çaktivizuar dhe tre anëtarët e kompanisë ishin të vetëdijshëm.

Ndërkohë sipas një zyrtari lokal të transportit, dështimi i frenave nënkuptonte që automjeti po udhëtonte me mbi 100 kilometra për orë kur u prish një nga kabllot.

Prokurorët po kryejnë një hetim për vrasje të dyshuar të pavullnetshme dhe neglizhencë për sa i përket incidentit.

Teleferiku, i cili kishte një kapacitet maksimal prej 35 njerëzish, lidhte vendpushimin e Stresa të Liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone në rreth 1.500 metra mbi nivelin e detit. /Telegrafi/

Exit mobile version