Telegrafi

Aksidenti i së premtes në Kaçanik – shënohet edhe viktima e dytë e cila ishte në trajtim në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka ndërruar jetë edhe viktima femër e cila kishte pësuar lëndime në këtë aksident.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksidentin në Kaçanik, ku humbi jetën një person

“17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/