Site icon Telegrafi

Aksidenti i rëndë në Hamburg, konfirmon policia gjermane: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Mes pesë viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, tre janë shtetas shqiptarë.

Policia sqaroi për mediat gjermane se tre viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Lexo po ashtu Shembja e skeleve në një objekt ndërtimi në Hamburg - nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur apo të lënduar

Sipas informacioneve të DPA, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori. /Telegrafi/

Exit mobile version