Site icon Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit një person ka marr lëndime trupore.

“Rreth orës 11:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të  një automjeti transportues dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version