Telegrafi

Aksidenti që pësoi një aeroplan në Dakotën e Jugut la të vdekur nëntë persona

Vetëm pak momente pasi u nis nga një aeroport i Dakotës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, një aeroplan ka pësuar aksident, që la të vdekur nëntë persona dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

Derisa ishte në fuqi paralajmërimi për kushte të vështira dimërore, Pilatus PS-12 doli nga kontrolli, ndërsa piloti e kishte të pamundur që të kryente ndonjë manovër për ta kthyer sërish në gjendjen e duhur, transmeton Telegrafi.

Në bordin e aeroplanit ishin gjithsej 12 persona, tre prej të cilëve shpëtuan nga aksidenti janë dërguar në spital ku po trajtohen për lëndimet që kanë marrë.

Shkaqet e këtij aksidenti me aeroplan ende nuk janë bërë të ditura, teksa autoritetet janë duke punuar që të zbulojnë se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Për shkak të stuhive dhe borës, që e vështirësojnë shumë dukshmërinë, në atë regjion vazhdon të mbetet në fuqi paralajmërimi për më shumë kujdes. /Telegrafi/