Site icon Telegrafi

Aksidenti në Velipojë, dy nga viktimat do martoheshin pas dy javësh (Video)

Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht. Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë ndërsa Besmiri konstumin e dhëndrit.

Dy të rinjtë janë dy nga viktimat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Velipojës Shkodër.

Lexo po ashtu Detaje për aksidentin në Velipojë: Makina ra në ujë tre metra thellë (Video)

Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me dy miqtë e tij italianë kishin shkuar në plazhin e Velipojës.

Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMW me targa AA767HF i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë.

Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç. /oranews/

Exit mobile version