Një femër ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra ditë më parë në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Sipas, Policisë ajo ishte duke u trajtuar në QKUK, pas aksidentit të ndodhur tri ditë më parë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.