Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike – Manastir ka inspektuar vendin e ngjarjes së aksidentit të rëndë me pasoja fatale në rrugën Prilep – Resnjë.
Sipas konstatimeve fillestare gjatë këqyrjes, aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së drejtpërdrejtë në mes të një veture tip “Opel Corsa” me targa të Manastirit dhe një kamioni me targa të Shtipit.
Nga përplasja humbi jetën drejtuesi 24-vjeçar i makinës së pasagjerëve.
“Po vijon procedura për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të bëhet edhe ekspertizë”.
“Është lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit”, njoftojnë nga PTHP./Telegrafi/