Site icon Telegrafi

Në rrugën e Bllacës vetura bie në lumë, policia në rërkim të tre pasagjerëve

Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovës, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”.

Lexo po ashtu Aksident në rrugën për Kosovë, ka të lënduar

Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit  thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

Është kontaktuar nga Tv21 edhe MPB, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin.

 

 

Exit mobile version