Site icon Telegrafi

Aksidenti në Prishtinë, humb jetën këmbësori

Një person me inicialet F.A 1986, ka ndërruar jetë pas një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 00:15 pas mesnatës në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve dhe një këmbësori.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori F.A. 1986, i cili nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version