Në Gjykatën Penale në Shkup është zhvilluar sot vazhdimi i seancën gjyqësorë “Durmo Tours” për aksidentin tragjik në Llaskarcë, ku u morën në pyetje ekspertët që përgatitën super ekspertizën. Gjatë marrjes në pyetje, u konstatua se, autobusi i aksidentuar kishte transportuar udhëtar 16 ditë pa regjistrim.
Prokurori publik, Darko Jakimovski, gjatë marrjes në pyetje ekspertin Zekirija Zekiri, e pyeti nëse në dokumentet e dorëzuara nuk kishte tregues relevant për defekt të boshtit lëvizës që ka shkaktuar apo ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes së autobusit, ai u përgjigj se është e vërtetë se në boshtin lëvizës ka rrjedh vaj edhe para aksidentit, por kjo sipas ekspertit, nuk ka shkaktuar aksidentin. Avokati i palës së dëmtuar, Vladimir Nikollovski, në reagimin e tij pas deklaratave të ekspertëve, tha se dështoi tentimi i ekspertëve që faji t’i mbesë vetëm shoferit të autobusit.
“Më vjen keq, sepse kemi të bëjmë me përfaqësues të ekipit i cili ka përgatitur super ekspertizën, i cili është me rang më të lartë të titullit doktor i shkencave, i cili pothuajse në çdo pyetje të parashtruar nga prokurori përgjigjet me “nuk e di”, “nuk më kujtohet”, “nuk mund ta konstatojë”, “nuk e kuptoj pyetjen” dhe për këtë vlerësoj se ka dështuar tentimi i këtyre ekspertëve që gjithë fajin t’ia lënë vetëm të akuzuarit të gjashtë – shoferit, ndërsa të gjitha lëshimet e tjera kumulative të të akuzuarve të tjerë të neglizhohen. Deri më tani nuk kishte asnjë përgjigje konkrete për asnjërën prej atyre pyetjeve të thjeshta që kishin të bënin me ato ekspertiza mekanike” – tha Vladimir Nikolovski, avokat.
Ndërkohë, babai i njërit prej viktimave, Blagojçe Trpeski, tha se kjo ekspertizë është e porositur.
“Kjo tregon se, kjo super-ekspertizë e porositur nga ana e gjykatës, ndërsa posaçërisht e mbrojtjes, ranë maskat dhe njerëzit që e kanë bërë këtë faj – 16 të vdekur dhe shtatë të lënduar rëndë, duhet të kuptojë edhe opinioni edhe gjykata, posaçërisht gjykata. E shihni edhe gjykatësja që e zhvillon këtë proces lejon tekstualisht gjithçka që kërkon mbrojtja, përkatësisht pala mbrojtëse e të akuzuarve me ankesa, nuk lejojnë që prokurori të parashtrojë një pyetje për përgjigje. Edhe njëherë jemi dëshmitarë se kjo po shndërrohet në cirk Monti Pajton. Gjykatësi lejon që gjykimi të shkojë në drejtim të gabuar”, tha Blagojçe Trpeski, familjar.
Gjykimi për rasti “Durmo turs” filloi në shtator të vitit 2019 dhe prej atëherë janë zhvilluar mbi 100 seanca gjyqësore. Në këtë rast gjyqësor, janë të akuzuar 6 persona; pronari i “Durmo Tursit” Durmish Beluli, përgjegjësi për transport i firmës, Remzi Miftari, vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, si dhe tre të punësuar në kontrollin teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Tre të parët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, derisa të tjerët për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Në aksidentin tragjik në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë pësuan lëndime të rënda.