Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu në një prononcim për Telegrafin tregoi për gjendjen e tre pacientëve të cilët janë transferuar për trajtim shëndetësor në këtë klinikë, nga aksidenti tragjik i së enjtes i cili ndodhi në qendër të Gjilanit.
Sipas tij, tre personat e transferuar kanë marr tretmanin e duhur në Klinikën Emergjente.
Fazliu tha se dy nga pacientët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i treti gjendjen shëndetësore e ka më të rënduar.
“Tre personat e transferuar nga spitali i Gjilanit, fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torakale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka thënë Fazliu.
Ndryshe, të enjten në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marrura, një person ka humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin e Gjilanit. /Telegrafi/