Në fshatin Duhël të Suharekës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku sipas Policisë kanë humbur jetën tre persona.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Sipas tij, të vdekurit janë dy nga Prishtina, dhe një nga Lipjani.
Muharremaj i ka ngushëlluar familjet e të vdekurve ndërsa dy të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i Muharremajt në Facebook:
Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.
3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.
Familjarëve ju shprehim ngushëllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt.
Bali Muharremaj