Telegrafi

Aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, kompania: Të gjitha pensionistet janë mirë  

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:11 mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël.

E pas aksidentit, kompania turistike Elita Tours ka njoftuar se të gjitha pensionistet janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze.

“Njoftohen të gjithë familjarët e pensionisteve të Kaçanikut, të cilat kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë Zotit të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar…”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/