Telegrafi

Aksidenti me veturë, më i shtrenjti ndonjëherë në historinë kineze (Foto/Video)

Çmimi i “njeriut të pa fat” këtë javë shkon tek zotëri Liu, banor i Chongqing, Kinë – i cili shkatërroi veturën e tij 4,1 milionë dollarëshe –  një Koenigsegg Ärger R SuperCar – pasi vetura u përplas në një shtyllë trotuari.

 

Sipas medieve të huaja, vozitësi i identifikuar si Z. Liu ishte kapur nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit.

 

Mediat kineze, transmeton Telegrafi, duke iu referuar aksidentit thonë se bëhet fjalë për aksidentin me veturë, më të shtrenjtë ndonjëherë në historinë kineze.

 

Dëshmitarët raportojnë se zoti Liu asnjëherë nuk doli jashtë për të parë veturën e tij.

 

Në vend të kësaj, ai mbeti pas timonit – duke mbuluar fytyrën me rrobat e tij për dy orë – derisa një kamion erdhi për ta bartur veturën.

 

Më keq akoma, makina thuhet se nuk kishte tabela, çka tregon se supervetura suedeze nuk mund të jetë e siguruar.

 

Edhe në qoftë se shoferi nuk do të ishte i dehur, Agera R nuk është një makinë e lehtë për tu kontrolluar. Bëhet fjalë për një veturë – twin-turbo 5.0-litra motor V8 që prodhon 1,140 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

 

Thënë shkurt, kjo veturë, vetëm me një “të shtypur” mund të arrijë shpejtësinë prej 0 në 62 mph në vetëm 2.8 sekonda.

 

Mbetet e paqartë se sa do të kushtojë riparimi i kësaj veture. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, ai duhet të transportohet në Suedi për tu riparuar në tërësi. /Telegrafi/

 

via GIPHY