Site icon Telegrafi

Aksidenti i mbrëmshëm në magjistralen Veles-Shtip, shoferi autobusit në gjendje të rëndë

Shoferi 29-vjeçar nga Shkupi i cili drejtonte furgonin “Wolswagen” ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes pasi goditi një autobus me targat të Kratovsë. Shoferi i autobusit 37-vjeçari M.K. nga Kumanova ka marrë lëndime të rënda. !8 udhëtarëve iu është dhënë ndihma e parë në spitalin e Velesit, katër prej të cilëve janë ndaluar në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orë 19:50 në magjistralen Veles-Shtip para kryqëzimit në Novo Sellë.

Shoferi i autobusit ishte i bllokuar në autobus me çka është nxjerrë me ndihmë e ekipeve të zjarrfikësve
dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në spitalin e Velesit, njoftojnë për AIM-në nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Velesit.

Shoferi e ndjerë, njësiti i zjarrfikësve për një orë e gjysmë mezi kanë arritur ta nxjerrin nga furgoni. Trupi i të ndjeri është dërguar për autopsi pas urdhrit të prokurorit kompetent.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Maqedoni, një i vdekur dhe disa të lënduar

Priten detaje të reja nga SPB Veles. /Telegrafi/

Exit mobile version