Telegrafi

Aksidenti me kamion i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Focit, ku një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së kamionit me bordurat anësore të rrugës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se 22-vjeçari shqiptar ka dalë nga kamioni dhe ka përfunduar në greminë, raporton Euronews Albania.

Bëhet e ditur se kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë ndërhyrë me helikopter për të nxjerrë trupin e të riut.

Si pasojë e këtij aksidenti, aksi rrugor është bllokuar, ndërsa trafiku është devijuara në rrugë alternative. /Telegrafi/