Një video vëzhgimi ka kapur momentin kur një makinë u përplasë dhe u rrotullua disa herë, në një shesh në Florida.
Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, pavarësisht nga rreziku dhe tymi në rritje, kalimtarët nxituan dhe u afruan tek vetura për të shpëtuar vozitësin.
“Disa erdhën me aparate kundër zjarrit për ta shuar atë. Ne u afruam dhe e nxorëm djaloshin që po rrezikonte të digjej i gjallë”, Jarrod Winfield, njëri nga dëshmitarët.
Thuhet se ai së bashku me një tjetër, e kanë nxjerrë atë nga vetura, para se aty të mbërrinin ekipi i emergjencës dhe policia.
Bëhet e ditur se pastaj ai është dërguar me helikopter në një spital rajonal në Florida, shkaku i goditjeve të pësuara në kokë. /Telegrafi/