Telegrafi

Aksidenti i frikshëm në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i mjetit që u përplas me autobusin

Policia e Elbasanit ka njoftuar sot arrestimin e drejtuesit të mjetit që u përplas me autobusin dhe që shkaktojë aksidentin e rëndë në rrugën Qafë-Thanë-Prrenjas një ditë më parë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e aksidentit në Qafë – Thanë, të lënduarit dërgohen me helikopter në Tiranë

Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi I. M. dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/