Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurori ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurës e cila të hënën shkaktoi një aksident trafiku me fatalitet.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik me fatalitet””, ka thënë Ulaj.
Të hënën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ndodhi një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. /Telegrafi/