Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë, që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas raportit është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura.
Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/