Site icon Telegrafi

Aksidenti me dy të vdekur në Golem, dalin detaje të reja

Detaje te reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur një ditë më parë me dy viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km, raporton AbcNews.

Pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.

Sipas dëshmitarëve okular, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë të diel u përcollën për në banesën e fundit dy viktimat e familjes Pisku.

Ndërkohë, uniformat blu vunë në pranga drejtuesin e makinës, Halil Koka, i cili nuk ishte as i pajisur me leje drejtimi.

Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.

Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka. Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë.

Rrugët në të gjithë vendin janë përgjakur gjatë javës së fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=ac7JqR0pQg4

 

 

Exit mobile version