Gjatë ditës së sotme, rreth orës 16 në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, është arrestuar një ngasës motoçiklete e tipit skuter.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se rasti ndodhi pas një aksident trafiku ku ishte i përshfirë dhe një automjet.
Hoxha tha po ashtu se i dyshuari, ngasësi i skuterit ka tentuar ikjen nga vendi i ngjarjes pas goditjes se automjetit, përderisa pas reagimit të shpejtë dhe efektiv te zyrtarëve të policisë është arritur që i njëjti të lokalizohet ku dhe ka pasuar arrestimi, por kjo të mos përfundonte me kaq, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari derisa po tentonte ikjen, u ka shkaktuar lëndime të lehta dy zyrtarëve policor ndërsa gjatë kontrollimit të skuterit, në bagazhin e saj policia ka gjetur sasi të substancës narkotike, e cila mbetet të verifikohet nga njësitë kompetente.
Rasti i aksidentit të trafikut procedohet sipas procedurave ligjore.