Një aeroplan ishte rrëzuar në kryeqytetin e shtetit të Meksikës, në Durango, ku guvernatori i shtetit konfirmoi se askush nuk ka vdekur.
Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, aeroplani në fjalë po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria në Mexico City.
Sipas asaj që kanë shkruar mediat, aeroplani u rrëzua afër aeroportit vetëm disa momente pas ngritjes.
Ndërkohë mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat tregohet momenti i përplasjes së tij, si dhe tmerrin që kishin përjetuar pasagjerët.
Bëhet e ditur se nga 103 pasagjerët në bord 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. /Telegrafi/