Site icon Telegrafi

Aksidenti i aeroplanit të Egyptair mund të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes

Ekspertë të aviacionit dhe sigurisë kanë sugjeruar se zhdukja e aeroplanit të Egyptair nga Parisi në Kajro mund të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes.

Kjo ka ardhur pas deklarimeve se aeroplani nuk kishte dërguar ndonjë sinjal emergjence, përcjell Telegrafi.

Eksperti i fluturimeve Julian Bray ka thënë se mungesa e një sinjali të tillë tregon se aeroplani është ballafaquar me një “dështim katastrofik”, ndoshta si rezultat i një shpërthimi.

Ai për AP ka thënë: “Kemi të bëjmë me një dështim katastrofik pasi që gjithçka u bë e vdekur dhe ata nuk kishin kohë për të dërguar ndonjë mesazh”.

Në aeroplan ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, sot herët në mëngjes.

Pozita e fundit e njohur e aeroplanit të tipit Airbus A320 ishte mbi Detin Mesdhe. /Telegrafi/

Exit mobile version