Site icon Telegrafi

Aksidenti me 189 të vdekur, hetuesit kanë dëgjuar “fishkëllima” – mund të japin përgjigjen pse u rrëzua aeroplani! (Foto)

Hetuesit indonezianë të cilët po kërkojnë regjistruesit e aeroplanit të “Lion Air” kanë dëgjuar disa “fishkëllima” që mund t’i çojnë ata tek pajisjet dhe t’u përgjigjen pyetjeve se pse Boeing 737 MAX 8 u rrëzua duke vrarë 189 njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Haryo Satmiko, zëvendës drejtor i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i ka thënë CNN-së se, ndërsa “fishkëllimat” ishin zbuluar, hetuesit kishin nevojë për më shumë “përpjekje teknike” për të gjetur vendndodhjen e saktë të të ashtuquajturave “kuti të zeza”.

Pjesë të vogla të mbeturinave dhe mbetjeve të disa njerëzve në bordin e aeroplanit janë marrë nga ujërat larg Xhakartës, por trupi kryesor i aeroplanit ka munguar që nga zhdukja nga radari të hënën rreth orës 6:30 të mëngjesit në kohën lokale.

Lexo po ashtu Dyshohet se të gjithë 189 pasagjerët janë të vdekur, aeroplani thuhet se fluturoi në mënyrë të çrregullt një ditë para rrëzimit

Ir. Suryanto, kreu i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i tha televizionit indonezian TVOne të martën se “fishkëllimat” ishin zbuluar jo më larg se tre kilometra nga grupi i tetë pikave të kërkimit aktual.

Të mërkurën, Hadi Tjahjanto, komandant i Forcave të Armatosura të Indonezisë, i tha transmetuesit të njëjtë se anijet e kërkimit do të përqendroheshin në një pikë të caktuar që ata besojnë se “fishkëllimat” mund të vijnë.

Lexo po ashtu Ata ishin martuar dy javë më parë: Pasagjeri i dërgoi një selfie gruas së tij, pak para rrëzimit të aeroplanit indonezian (Foto)

Nëse këto “fishkëllima” janë me të vërtetë nga regjistruesit e të dhënave të fluturimit të aeroplanit, supozohet se hetuesit do të jenë në gjendje të përdorin pajisjet për të përcaktuar se çfarë saktësisht ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit.

Ndërkohë, disa media kanë raportuar se aeroplani i “Lion Air” që u rrëzua në Indonezi të hënën në mëngjes (29 tetor) fluturoi në mënyrë të çrregullt gjatë një fluturimi mbrëmjen e mëparshme, kur përjetoi një “problem teknik”, sipas të dhënave nga faqja e fluturimit në internet FlightRadar24.

Në rrugëtimin e radhës, aeroplani u “zhyt” në det disa minuta pas ngritjes nga Xhakarta dhe të gjithë 189 njerëz në bord dyshohet të jenë të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version