Tre të dyshuar në një aksident me teleferik në Itali që vrau 14 persona u lejuan të largoheshin nga burgu të dielën pasi një gjykatës tregoi se shumica e fajit i bie vetëm një prej tyre, një tekniku shërbimi.
Siç edhe dihet, fatkeqësia më 23 maj pa një kabinë që udhëtonte nga qyteti turistik i Stresit të “lirohej dhe të zhytej” në tokë mbi malin Mottarone në rajonin e Piemonte.
I mbijetuari i vetëm ishte një djalë pesë vjeçar, Eitan Biran, prindërit, vëllai i vogël dhe stërgjyshërit e të cilit u vranë të gjithë në aksident.
Pronari i ndërmarrjes së teleferikëve Mottarone, Luigi Nerini dhe shefi i mirëmbajtjes Enrico Perocchio u arrestuan të mërkurën për incidentin së bashku me një teknik, Gabriele Tadini.
Gjykatësja hetuese e Verbania, Donatella Banci Buonamici, tani ka vendosur që kishte një “mungesë totale të provave” të fajësisë nga ana e dy burrave të parë, të cilët u liruan nga burgu Verbania të dielën.
Ajo shtoi se pjesa më e madhe e fajit për aksidentin ishte te Tadini, i cili kishte çaktivizuar qëllimisht frenën e urgjencës së makinës sepse vazhdonte të bllokohej në mënyrë spontane.
Në gjyq, Tadini u kishte thënë të pranishmëve: “Faji im është i tëri”. Ai u lejua të largohej nën arrest shtëpiak dhe po pret padinë.
Rajoni i Piemontit mbajti një minutë heshtje në mesditën e së dielës, me flamuj në gjysmë shtizë për të shënuar momentin një javë më parë kur fatkeqësia ndodhi afër Liqenit Maggiore.
Ndërkohë bëhet e ditur se pesëvjeçari Eitan Biran u zgjua në spital të enjten dhe mbetet në kujdesin intensiv. /Telegrafi/