Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe Ndihma e Shpejtë në Shkup kanë pasur shumë punë gjatë fundjavës, si pasojë e mos pasjes së kulturës në komunikacion nëpër kryeqytet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga 28 aksidente në komunikacion kanë mbetur të lënduar 19 persona, katër rëndë të lënduar dhe 15 lehtë.
Janë dënuar 156 vozitës, për tejkalim shpejtësie dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit.
76 shoferë janë larguar nga komunikacioni për vozitje të hershme apo vozitje me mjete më të mëdhaja se e lejuara. /Telegrafi/