Në afërsi të fshatit Luz në Fushë Krujë, dy mjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy pasagjereve. Sipas policisë, një furgon është ndaluar për të marrë pasagjer, por është goditur nga një makine me targa Kosove, që po udhëtonte me shpejtësi të madhe.
Ndërsa, një e moshuar është goditur nga një motorr në aksin Lezhë Ishull -Shëngjin. 80-vjeçarja Mrika Noka është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi/