Pista e lagësht dhe reshjet e dendura kanë krijuar kushte jo normale për zhvillimin e një gare në cirkuitin e Interlagos në Çmimin e Madh të Brazilit, duke sjellë disa herë ndërhyrjen e makinës së sigurisë në garë dhe ndërprerjen më pas për disa minuta të saj.
Tre pilotë kanë humbur kontrollin e u përplasën me muret mbrojtëse të pistës. Të parët që kanë dalë jashtë piste kanë qenë Romain Grosjean, Marcus Ericsson dhe Kimi Raikkonen.
Pas aksidentit të Raikkonen pak para vijës së finishit të xhiros së 20, u vendos ndërprerja e përkohshme e garës që rinisi pasi u qetësuan reshjet e shiut dhe pista u pastrua, transmeton TCH.
Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel ka reaguar fort ndaj vendimit të komisarëve të garës për të vijuar normalisht pas incidentit të Ericsson.
“Është çmenduri, nuk mund të vijohet në këto kushte. Duhet të ndërpritet gara”, ka deklaruar Vettel, pak para se shoku i tij i skuadrës të humbte kontrollin e makinës në një pjesë të drejtë duke u përplasur me të dy muret mbrojtëse të pistës.
https://www.youtube.com/watch?v=dtFCY7154e0