Site icon Telegrafi

Aksidentalisht mund të jeni duke e shpjerë fëmijën tuaj drejt mbipeshës…

Mënyra se si një prind e shikon fëmijën e vet ndikon në mënyrën se si fëmija e shikon vetveten.  Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se perceptimet negative sa i përket pamjes fizike të fëmijës mund të rezultojnë në dëme më të mëdha.

Studimi i publikuar në “Psychological Science” ka zbuluar se nëse një prind e sheh fëmijën e vet si të mbipeshë (mendoni: T’i thoni një fëmije që është i/e trashë – edhe nëse nuk është!), mundësitë janë të mëdha se fëmija do të përfundojë me peshë të tepërt gjatë rritjes, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 2,823 familje në Australi dhe pas disa viteve kanë parë se fëmijët, prindërit e të cilëve mendonin se ishin mbipeshë, kishin shtuar më shumë peshë sesa fëmijët ku prindërit e tyre i kishin vlerësuar me peshë normale.

Në një konferencë shtypi, autorët kanë shpjeguar se nuk është komplet e qartë nëse mendimet e prindërve rreth trupit të fëmijëve e kanë shkaktuar shtimin e peshës, por mbetet fakt se perceptimi i prindërve rreth fëmijëve mund të ketë ndikim të madh.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që të keni më shumë mendime pozitive dhe t’i inkurajoni fëmijët ta duan trupin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version