Site icon Telegrafi

Aksidentalisht humb jetën vajza dyvjeçare

Policia nuk ka dhënë shumë hollësi rreth kësaj tragjedie familjare me arsyetim se rrethanat e aksidentit fatal janë duke u hetuar.

Sipas deklaratave të familjarëve, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 8.30 minuta, ka njoftuar toger Agim Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë.

Gashi ka nënvizuar se vajza dyvjeçare, sipas hetimeve të para, ishte aksidentuar për vdekje, pasi rrethoja prej druri e pusit, kishte rrëshqitur nga automjeti në të cilin po e ngarkonin babai dhe xhaxhai i saj, duke e zënë përfundi vajzën e pafat”.

Fëmija menjëherë ishte dërguar për trajtim në ambulancën e Shtimes, por mjekët vetëm kishin konstatuar vdekjen, pasi ajo kishte arritur pa shenja jete.

Me rastin është duke u marrë Prokuroria e Qarkut në Prishtinë. Trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve. /Zëri/Telegrafi/
 

Exit mobile version