Site icon Telegrafi

Aksident zinxhiror tek Qeveria e Maqedonisë, një i lënduar (Foto)

Në Shkup para pak minutave ka ndodhur një aksident zinxhiror ku ka mbetur i lënduar një person i cili ka dashur të kalojë rrugën në vend që nuk është i shënuar me vizëbardha, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I njejti person ka ngatërruar veturat që kanë kaluar në atë moment, dhe të njejta janë aksidentuar pasi edhe vendi ka qenë i rrëshqitshëm.

Në vendin e ngjarjes për momentin janë policia dhe ndihma e shpejtë. Nuk ka informacione për të lënduar tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version