Në tunelin që shpie në qytetin e Schaffhausen, mesditën e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe katër vetura.
Sipas policisë kantonale, ka humbur jetën një person me origjinë polake dhe janë lënduar 11 persona të tjerë.
Sipas njohurive të deritanishme, aksidenti ka ndodhur pas një përplasje zinxhir të disa automjeteve para orës 11:00.
Gjashtë automjete janë bllokuar pas aksidentit. Të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme përreth.
Sipas zëdhënësit të policisë, 80 ekipe të shpëtimit kishin dalë në vend tëngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Për shkak se automjetet ishin bllokuar autostradën, ajo nuk ishte rihapuar për komunikacion deri vonë në mbrëmje.
Tuneli në autostradë ka dy korsi dhe kalon në qytetin e Schaffhausen dhe është 1.5 kilometra e gjatë.