Site icon Telegrafi

Aksident zinxhiror në një autostradë të Italisë, raportohet për dy të vdekur dhe disa të lënduar

Një përplasje mes dy kamionëve ka shkaktuar një sërë përplasjesh tjera në një autostradë të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe raportohet për të tjerë të lënduar.

Në aksidentin ku thuhet se janë përfshirë dhjetëra automjete – në vendngjarje kanë dalë disa ekipe zjarrfikëse.

Siç raportohet më tej, mes automjeteve të përfshira ishte edhe një autobus me dhjetë turistë në bord.

Ekipet e zjarrfikësve nga Brescia dhe Kremona ishin në vend dhe nxorën shumë njerëz nga rrënojat.

Por në momentin e aksidentit, mjegulla e dendur ishte vendosur mbi zonë dhe vështirësoi operacionet e shpëtimit.

Autostrada u mbyll në të dy drejtimet midis Kremona-s dhe Manerbio-s. /Telegrafi/

Exit mobile version