Site icon Telegrafi

Aksident zinxhiror në Klinë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror, i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek udhëkryqi në drejtim të Gjakovës, në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa një djalë i moshës më të re është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në udhëkryqin që con në drejtim të Gjakovës, ku në aksident ishin të përfshira tri automjete. Nga ky aksident kanë marr lëndime trupore katër persona, të gjitha janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/

Exit mobile version