Telegrafi

Aksident zinxhiror me domethënie

Pjesëmarrësit e një aksidenti zinxhiror në Tajvan kanë ndërprerë akuzat për fajësinë e njëri-tjetrit pasi që kanë parë se vizitorët i kanë të radhitur në formë të çuditshme.

Pas aksidentit në tunelin e krahinës Chiayi, në perëndim të Tajvanit, i cili për fat ka kaluar pa lëndime, pjesëmarrësit janë drejtuar kah stacioni më i afërm i policisë.

Por, gjatë shënimit të dhënave personale kanë vërtetuar se i pari prej tyre e kishte ditëlindjen më 6 qershor, i dyti më 8 korrik derisa dy të tjerët më 8 gusht e 9 shtator, respektivisht dallimi ishte një muaj e një ditë nga i pari deri tek i fundit.

"Kur ia treguam policisë dokumentet personale kemi mbetur gojëhapur sepse kjo është me të vërtetë jashtëzakonisht e pazakontë. Si mund të ndodhë kjo – kemi pyetur veten", u ka thënë gazetarëve njëri prej të katërve.

Vozitësit kanë hequr dorë nga hetimi për të gjetur fajtorin e aksidentit të bindur se takimi i tyre ka një kuptim më të thellë.