Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike.
Përplasja e një veture me një furgon, ka bërë që më pastaj të përfshihen edhe vetura të tjera.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Telegrafi ka tentuar ta kontaktojë zëdhënësen e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, por kjo e fundit nuk është përgjigjur. /Telegrafi.