Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit u përgjak si pasojë e një aksidenti pranë zonës së Rubikut. Një autobus me targa të Kosovës përplasi një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë.
Mësohet se autobusin është futur në parakalim të një automjeti tjetër dhe më pas ka përplasur për vdekje të moshuarin.
Autobusi po transportonte turistë nga Kosova dhe si destinacion kishte bregdetin e Shëngjinit.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/