Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e së mërkurës në Fushë-Arrëz.
Policia tha se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, ku shtetasi Shkëlzen Lleshi, 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Shkëlzen Lleshi ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.