Site icon Telegrafi

Aksident me vdekje në Elbasan

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Elbasanit, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë, pasi u përplas nga një makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”,të Elbasanit, ku 63-vjeçari A.P, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar 50 vjeçarin Gëzim Keci, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version