Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari. Ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç.