Site icon Telegrafi

Aksident me vdekje në aksin Lushnjë-Berat

Foto: Ilustrim

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në mesditë në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.

Namik Halili kishte ndaluar makinën dhe ishte duke kaluar rrugën për të shkuar për të korrur bar në një parcelë, kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një 54-vjeçar.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje”, informon policia.

Efektivët në vendngjarje kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version