Site icon Telegrafi

Aksident me vdekje në aksin Levan-Vlorë

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier.

Policia bën me dije se “aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë”.

“Automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë”, informojnë Uniformat Blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Exit mobile version