Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan, ku janë përplasur tre makina. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”. Si pasojë e përplasjes, dy nga shoferët kanë mbetur të plagosur.
Ato janë dërguar në spital, ku për fat të mirë raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
E ndërsa, njëri nga drejtuesit, Q. B., 60 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë ku po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet të njoftim. /Telegrafi/