Telegrafi

Aksident me traktor në Skënderaj, vdes shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Syriganë të Skenderajt, ku ka humbur jetën shoferi i traktorit dhe është lënduar një person tjetër, që poashtu ishte në traktor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se drejtuesi i traktoritishte një 42 vjeçar, kurse në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër që ishte në traktor.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën lokale të fshatit Syriganë të Skenderajt. Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit  të traktorit, i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rrugës, rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit i moshës rreth 42 vjeçar merr lëndime të rënda dhe si pasojë e lëndimeve ndërron jetë në Spitalin e Rajonal të Pejës”, tha Zahiti për Telegrafin.

Pasagjeri tjetër i lënduar në këtë aksident, ka marrë lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/