Telegrafi

Aksident tragjik në tunelin e Kalimashit: Dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në tunelin e Kalimashit në aksin rrugor Milot-Morinë.

Tri automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbeten të vdekur dy persona ndërsa tre të tjerë u lënduan.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën 2 shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, tha policia shqiptare në një informacion për mediat.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëra korsi e Rrugës së Kombit u bllokua.