Site icon Telegrafi

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe tre të plagosur

(E plotësuar) Një aksident tragjik ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku ka mbetur i vdekur një shtetas i Kosovës dhe janë lënduar tre persona.

Policia ka zbardhur aksidentin e rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Rrëshen -Rrubik, në vendin e quajtur Ura e Munazit

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, “Renault” me targa 01-203 IA dhe automjetit me targa AA425IG, ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit “Renault” shtetasi Melazim Bytyqi (51) nga Leshani i Kosovës.

Janë dëmtuar shtetasja B.M. (31) dhe një fëmijë 6 vjeç që ndodheshin pasagjerë në “Renault”, të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak.

Drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version