Një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Shkodër mëngjesin e kësaj të dielë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur Lek Nikolli, 50 vjeç i cili udhëtonte i vetëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit.
Lek Nikolli, me detyrë punonjës i policisë kufitare në Shëngjin ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Foto: Ilustrim